PLEPAT E TEFERIÇIT-Bexhet Asani

PLEPAT E TEFERIÇIT

       Po i rikthehem kësaj teme pas 35 vitesh. Po e vë shkrimin të botuar në gazetën e përditshme  “Rilindja” në vitin 1987. Shkrimin në “Rilindje” e bëra me rastin e rrëzimit të plepit të gjashtë nga era e fuqishme. 
        Thuhet se në Teferiç të Strugës Maqedoni e Veriut ka pasur 7 (shtatë) plepa. Thuhet se janë të vjetër mbi 600 vjet. Thuhet se Skënderbeu ka mbajtur një kuvend aty, nën hijen e plepave! Thuhet se luftëtarët vullnetarë aty kanë mbajtur kuvendin më 1913, e prej aty janë nisur për në luftë, në Malin e Petrinjës, kundër pushtuesit serb. Sot aty gjendet Pllaka Përkujtimore e Heronjve të pa shpallur të Luftës së Petrinjës më 1913.

Sot kanë mbetur vetëm 3 (tre) plepa nga 7 (shtatë) plepa sa mendohet të kenë qenë në të kaluarën.
Copyright (c) b. a.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...