Po kërkonin thesare, 4 persona gjenden të vdekur në bunkerin e Luftës së Dytë Botërore (FOTO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Loutrafik të Greqisë gjatë mbrëmjes së djeshme duke tronditur të gjithë vendin.

Katër burra u gjenden të vdekur në një bunker të Luftës së Dytë Botërore pasi kishin hyrë aty për të kërkuar për thesare.

Mediat greke raportojnë se ata kishin informacion se në atë bunker gjendeshin të fshehura para dhe sende të tjera me vlerë të forcave guerile gjatë Luftës Civile në Greqi duke bërë një plan të mirëfilltë për gjetjen e tyre.

Sipas planit ata u futën mbrëmë në bunker duke marrë me vete të gjitha mjetet e nevojshme, përfshi edhe një gjenerator me të cilin do të ndriçonin vendin ku do të gërmonin.StrugaLajm

Ata nuk mundën të dalin gjallë prej andej duke u nxjerrë më vonë të pajetë nga policia.

Shkak për vdekjen ishte asfiksia dhe dyshohet se gjithçka u shkaktua nga gjeneratori, i cili gjatë punës mbaroi të gjithë oksigjenin që ishte në bunker duke lënë vetëm dioksid karboni.

In : Aktuale

Loading...
loading...