Polici e tërheq zvarrë për flokë bashkëshorten e tij, ja shkaku

Të hënën rreth orës 14 ka ndodhur një incident në fshatin Marinë të Shkupit. Rastin e ka paraqitur në polici 33 vjeçarja J.K. e cila ka thënë se deri sa ka qenë në një ndërmarrje në fshatin Marinë, ku ka qëndruar për të bë intervistë për punë, aty ka arritur bashkëshorti i saj, 36 vjeçari P.K. i cili është polic, por që nuk jeton më bashkë tani një vit. Pas arritjes në vendngjarje, P.K. ka filluar ta ofendojë bashkëshorten e tij dh eta tërheqë për flokë.

J.K. ka kërkuar ndihë mjekësore në spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohridski” për çka ka dorëzuar edhe dokumentacion në polici. Menjëherë është informuar Sektori për kontroll të brendshëm policor dhe bashkëshortit të dyshuar për dhunë, P.K. i është marrë revolja, shkopi zyrtar i gomës dhe prangat. Policia po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rastit./lajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...