Policia akoma nuk e ka gjetur vrasësin e Ismet Kokës

Ende nuk janë zbuluar autorët e sulmit me armë të para dy ditëve në lagjen Fushë Topanë të Shkupit, ku nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë Ismet Arifi Koka nga fshati Bllacë, ndërsa u plagos Qemal Lusiani. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë për Televizionin SHENJA se sot nuk ka asnjë informatë të re për këtë rast, ndërsa paralajmëruan se gjatë ditës së nesërme do të dalin me detaje rreth këtij rasti.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...