Policia akoma po heton shkaqet e zjarrit ku mbetën të vdekur nëna me katër fëmijë

Policia ende po gjurmon për shkaqet e zjarrit i cili mori jetën e nënës dhe katër fëmijëve në rrugën “Goce Delçev” në Tetovë, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendëshme Tetovë. Ndërkaq, dje u bë varrimi i trupave të pajetë të nënës 39 vjeçare dhe katër fëmijëve të saj të moshës nga 5 deri më 14 vjet, të cilët humbën jetën tragjikisht në zjarrin që shpërtheu në shtëpinë e tyre gjatë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së djeshme.

Këshilli i Komunës së Tetovës dje shpalli 3 ditë zie për tragjedinë si dhe ka vendosur që familjes Zilbehari t’i ndajë ndihmë financiare me vlerë prej 2 milionë denarëve. Në emër të qeverisë dhe kryeministrit Zaev në shtëpinë e familjes Zulbehari në Tetovë qëndroi zv.kryeministri Hazbi Lika i shoqëruar nga kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi si dhe ministrat Oliver Spasovski, Suhejl Fazliu, Mila Carovska e shumë funksionarë të tjerë nga pushteti qendrorë dhe lokal. Kabineti qeveritarë ka shprehur ngushëllime tek familja Zulbehari duke shprehur mbështetjen e fuqishme ndaj tyre në çfarë do aspekti për t’i ndihmuar. /SHENJA/StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...