Policia austriake i kontrollon autobusët nga Maqedonia

Gjatë javës që lamë pas, në autostradën austriake (A4) në Niederösterreich, janë realizuar kontrolle të autobusëve, disa prej të cilëve, për shkak të gjendjes së dobët teknike janë tërheuqr nga komunikacioni. Kontrolli është realizuar në pikën e kontrollit „Bruck an der Leitha“ nga policia austriake.

Tek një autobus nga Maqedonia kanë funksionuar frerët e boshtit të dytë dhe të tretë vetëm në anën e djathtë, shkruan „Vienna.at“, përcjellë „Shtegu.com“. Mëtutje, nga policia është konstatuar se korniza e autobusit ka qenë e ndryshkur në disa pjesë, një pjesë e kornizës në të cilën është vendosur motori ka qenë pak para shkatërrimit të tërësishëm, ndërsa dy goma kanë qenë të konsumuara plotësisht.StrugaLajm

Përpos kësaj, vozitësi nuk ka pasur me vete zinxhirë të dimrit e as pajisje të tjera siç është aparati për shuarjen e zjarrit, llamba zëvendësuese etj.). Autobusit me 50 udhëtarë i është ndaluar qarkullimi i mëtutjeshëm, ndërsa i janë marrë edhe autotargat.StrugaLajm

Edhe dy autobusë të tjerë janë hequr nga qarkullimi. Bëhet fjalë për një autobus kroat dhe një bullgar, vozitësi e të cilëve është dashur të deponojnë mjete sigurie. (Shtegu.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...