Ministria për Punë të Brendshme njofton se më 06.04.2018 rreth orës 15.00, pas njohurive paraprake operative, zyrtarët policor në fshatin Veleshtë të Strugës, kanë kryer kontroll në një shtëpi të vjetër të braktisur .
Gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur 10 granata dore dhe një minahedhës. Eksplozivet e gjetura janë ngritur dhe dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për procedurë të mëtutjeshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.(Strugalajm.com)