Policia e Strugës:Nuk reaguam që të mos eskalojë situata në tubimin e Shën Gjergjit

Policia e Strugës informoi se i ka ndërmarrë të gjitha masat për mbajtjen e Procesionit, për të cilin paraprakisht ishte njoftuar nga personat kishtarë se do të mbahet pa prani të besimtarëve. Por, policia nuk reagoi kur nga rrugët anësore të karvanit u bashkangjitën qytetarët, në mënyrë që të mos vijë deri te esksalimi i situatës. Nga atje informojnë se për dallim nga vitet e kaluara kur ishin të pranishëm rreth 10.000 besimtarë, këtë vit ka pasur rreth 300  njerëz. SPB Struga informoi se në bashkëpunim me organet e tjera kompetente po punon në ndriçimin e rastit, dhe nëse zbulohen organizuesit, do të parashtrohen paraqitje adekuate.

Në kumtesën e SPB Strugë lidhur me manifestimin e djeshëm fetar që u mbajt në Strugë, thuhet se policia, në pajtim me protokollet e parapara të sigurisë dhe veproi nl pajtim me masat dhe protokollet qeveritare për mbrojtje të popullatës nga virusi Kovid-19.

Në prag të manifestimit fetar, SPB Strugë informoi se ka ndërmarrë masa preventive të cilat kishin për qëllim respektimin e masave të caktuara për preventivë nga rreziku për shëndetin e qytetarëve të Komunës së Strugës.

Me qëllim të zhvillimit pa pengesa të ngjarjes fetare, SPB Strugë përgatiti plan operativ dhe në pajtim me të njejtin, më 7 maj kreu mbulim fizik të pjesës më të gjerë të kishës “Shën Gjergji#, në oborrin e të cilës ishte vërejtur një grup më i vogël i besimtarëve të cilët kishin maska mbrojtëse dhe qëndronin në distancë.StrugaLajm

SPB Strugë informon se masat e mëtutjeshme për realizim  të plotë të ngjarjes i zhvillon në koordinim me PTHP kompetente, ndërsa një nga detyrat e para është takimi i sërishëm me kompetentët e kishës me qëllim të identifikimit të organizuesve të mundshëm të bashkangjitjes së paparashikueshme dhe të paparalajmëruar të grupeve të besimtarëve pas çka do të parashtrohen paraqitje adekuate.

“Në ndriçimin e ngjarjes, tërësisht është kyçur edhe Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale”, informon SPB Strugë./MIA

In : Aktuale

Loading...
loading...