Sipas të dhënave statistikore të Ministrisë së Brendshme, në 24 orët e kaluara, në rajonin e SPB-Ohër, policët konstatuan 49 shkelje për mos mbajtjen e mbrojtjes personale (Ohër-15, Strugë-13, Kërçovë-21 )
Shkelësve u janë lëshuar urdhra-pagese për kundërvajtje sipas Nenit 6 paragrafi 1 i Dekretit me fuqi ligjore për mbrojtjen personale të personit në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e sëmundjes ngjitëse Covid-19. Në të njëjtën kohë, zyrtarët policorë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, në Kërçovë kryen 6 kontrolle në hotelieri dhe objekte të tjera.
Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar 5 shkelje të ndalimit të lëvizjes nga ora 20:00 deri në 05:00 në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit Kovid 19. (Ohër-03, Strugë-01, Dibër-01). Kundër këtyre personave do të ngrihen akuza të përshtatshme.