Policia greke është në kërkim të autorëve të vrasjes së Orhan Bajramit – Oki

Policë të cilët dëshiruan të mbeten anonimë, për Associated Press thanë se besonin se ishte një vrasje me porosi. Policia greke është në kërkim të dy personave që likuiduan dje Orhan Bajramin-Oki, në Sani Vilas të Hanioti.

Deri më tani bëhet e ditur se dy persona të maskuar me motor, dje rreth orës 3:30 të mëngjesit i janë afruar vilës në Hanioti, të cilën Oki e kishte marrë me qira së bashku me shokët e tij dhe kanë qëlluar të paktën 19 plumba, duke vrarë Oki-n dhe një nga shokët e tij i shtruar në spital i plagosur rëndë, 45-vjeçar Sead Slezoviq.

Viktima  Orhan Bajrami-Oki, paraqitet si pronar kazinoje, i përfshirë edhe në biznese të tregtimit të pijeve alkoolike. Mediat vendase raportuan se ai është kreu informal i grupit kriminal “Duqangjik”.StrugaLajm

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar dje se ambasada në Athinë ka kontaktuar me institucionet kompetente greke dhe policinë në Selanik, nga ku kanë konfirmuar se në Sani Vilas të Hanioti dy persona të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.

In : Aktuale

Loading...
loading...