Policia i paditi dy strugan për komentet në Facebook:Rrezik për sigurinë

Ministria për Punë të Brendshme  ka njoftuar se Policia e Strugës për shkak të dyshimin të kryerjes së veprës penale “rrezik për sigurinë”, Stacioni i policisë nga Struga ka ngritur padi penale kundër dy personave deri në Prokurorinë Publike .Akuza penale ndaj 54 vjeçarit si dhe 53 vjeçarit po nga Struga bëhet për shkak të kërcënimeve të tyre për jetë përmes rrjeteve sociale”njoftojnë nga policia.Ndërkohë, për këtë problematik para disa kohësh ka reaguar Aleanca për Shqiptarët dega në Strugë duke thën se policia po u bën shantazh qytetarëve që nuk pajtohen me qeverinë dhe në këtë drejtim sollën shembullin e Urim Jusufit nga Kalishti i Strugës i cili për një koment në fb kundër kryeministrit Zaev ishte thirrur disa herë në Stacionin policor patën deklaruar atëherë nga kjo parti.Përndryshe Urim Jusufi është një nga të paditurit.(Strugalajm.com)

 StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...