Policia jep detaje për krismën me armë në Matkë

Zënka në Liqenin e Matkës ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth lëvizjes së varkave për turistë rreth liqenit. Pjesëmarrësit në zënkë, ku pati edhe të shtëna, kanë qënë të gjithë pronarë varkash.

“Në orën 14:54 në Shkup, në Kanionin e Matkës, Mervan Sulejmani bashkë me disa persona tjerë kanë sulmuar fizikisht Amet Saitin dhe Amet Sadikin me çka kanë përdorur edhe armë zjarri. të gjithë pjesëmarrësit janë vozitës varkash për turistë. Zënka ka ndodhur në lidhje me lëvizjen e varkave në drejtim të shpellës. Nuk ka të lënduar”, thonë nga Ministra për Punë të Brendshme. StrugaLajm

Mervan Sulejmani është nip i kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi. Nuk bëhet e ditur nëse dikush është arrestuar.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...