Policia jep detajet e aksionit antodrogë

MPB: Është asgjësuar grupi I organizuar I narko-dilerëve, janë arrestuar gjashtë persona, është konfiskuar drogë në vlerë mbi 800 mijë euro

Shkup, 10 prill 2021 (MIA) – SPB Kavadar sot në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup parashtroi paraqitje penale për grup të organizuar krimineë, dhe atë kundër D.J.(35) nga Strumica, A.U.(45) nga Shkupi, M.Z.(29) nga Kumanova, M.S.(36) nga Manastiri, K.S.(46) nga Prilepi, G.K.(25) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “prodhim I paautorizuar dhe lëshim në qarkullim I drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, paraparë dhe ndëshkueshëm sipas nenit 215 paragrafi 3 nga Kodi penal I Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtoi MPB.StrugaLajm

Paraqitja penale për grup të organizuar ishte rezultat I hetimit disamujor në të cili mbështetje dha edhe Shërbimi amerikan për luftë kundër drogës – DEA pas të cilit pasoi aksioni I djeshëm në të cilin u konfiskua sasi më e madhe e drogës në vlerë prek mbi 800 mijë eurove.StrugaLajm

Në Prilep, në të njejtën kohë është privuar nga liria edhe M.S., I cili drejtonte automjetin ngarkues “iveko”, me targa të Manastirit, përderisa në Gjevgjeli, në pompën e benzinës., është privuar nga liria edhe organizuesi I grupit kriminel D.J. I cili drejtonte automjetin e udhëtarëve “opel astra”, me targa të Shkupit.

Me urdhër të Prokurorit puboik dhe urdhër të marrë nga Gjykatësi I procedurës paraprake në bashkëpunim me Komisionin për vlerësim të përmbushjes së kushteve dhe kontrollit për prodhim të kanabisit mjekësor pranë Minsitrisë së Shëndetësisë. Gjatë natës është kryer kontroll edhe në dy fabrika për prodhim të kanabisit mjekësor në Prilep dhe në Manastir, me të cilët bashkëpunonte A.U.

“Të gjithë gjashtë personat janë privuar nga liria dhe sot do të nxirren para Gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata themelore penale, ndërsa vazhdon hetimi intensive me qëllim të identifikimit të personave të tjerë të involvuar në furnizim të paautorizuar, mbajtje, bartje dhe shitje të drogës narkotike. Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me luftën pa kompromis me krimin”, thonë nga MPB.

In : Aktuale

Loading...
loading...