Policia konfiskon gjysmë ton drogë në kalimin kufitar (Video)

Nga policia bëjnë të ditur se me njoftim paraprak në dalje të kufirit mes Maqedonisë dhe Greqisë janë konfiskuar mbi gjysmë ton marihuanë. Gjatë kontrollimit të një kamioni, i tipit “MAN” me rimorkio, në një bunker të dizajnuar paraprakisht është zbuluar lëndë narkotike e tipit marihuanë e cila për destinacion të fundit e kishe Evropën.

Autoritetet bëjnë të ditur se bunkeri special është dizajnuar në Turqi,  në ndërkohë është arrestuar një person me inicialet Z.A (46) vjeçar. Pas kontrollimit të plotë janë zbuluar afërsisht 181 pako me marihuanë.  Gjatë ditës së djeshme me vendim të Gjykatësit është kryer kontroll në shtëpinë e  D.S nga Shkupi, me qëllim të zbulimit të fakteve shtesë nga ana e policisë. Nga kontrollimi i kryer janë konfiskuar një makinë e tipit “Reno Megan”, celularë dhe dokumentacion.

Gjatë ditës së sotme, nga Prokuroria është ngritur kallëzim penal kundër D.S si organizator dhe Z.A si transportues i drogës.

 StrugaLajm

 

SPO
In : Aktuale

Loading...
loading...