Policia në gjah pas trafikantëve të drogës

Prokuroria publike për krim të organizuar dhe korupsion në bashkëpunim me sektorin për hetime të krimit në MPB sot ka asgjësuar një grup kriminelësh të cilët kohë më parë mereshin me shitjen e lëndëve narkotike, shkruan Zhurnal.

“Sipas padisë penale ndaj dy personave, prokuroria ka ngritur hetim për masën paraburgim ndaj personave të cilët janë nën hetime dhe dyshohet se janë marë me shpërndarjen e lëndëve narkotike”, theksojnë kështu nga prokuroria publike.

Të dyshuarit në këtë vepër gjatë vitit të kaluar kanë shitur dhe blerë lëndë narkotike në sasi prej 805 gram në afërsi të shkollës Nikola Karev në lagjen Karposh të Shkupit.

Njëri nga të dyshuarit eshtë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në vendkalimin kufitar Deve Bair në tentativë të largimit nga vendi, transmeton Zhurnal.

Loading...
loading...











Loading…


loading…