“POLICIA” PARTIAKE

Shkëlzen Halimi

Joshja si një instrument “fitim-prurës” i elitave manipuluese politike, kryekëput u paramendua për ngritjen e tensioneve në raportet ndër-njerëzore, gjë që, sidomos në të kaluarën, prodhoi edhe përçarje, mbase duke depërtuar edhe në atë që ne e konsiderojmë si të shenjtë – në familje. Mbajtja në ankth, duke ua zgjatur shpresat në pafundësi atyre që nuk kishin përjetuar një ditë të bardhë, do të bëhet forma më e tmerrshme e mashtrimit. Shumë nga hallexhinjtë u detyruan të shkelin edhe mbi parimet morale, thjeshtë për të dalë nga angështia që bëhej e padurueshme. Joshësit më bizar ishin ata individë që i ndërruan pothuaj të gjitha ngjyrat partiake, por edhe disa biçim analistë të “pavarur”. StrugaLajm

StrugaLajm

Pikërisht këta, siç do të dëshmojë koha, do të tregohen me shpirt diabolik dhe do të godasin në pikat më nevralgjike, siç ishte edhe familja. Dëmtimi i miqësive, vokabulari në stilin “nëse s’je me ne, je kundër nesh” dhe forma me e ndytë: përcjellja në stilin policor kush me kë është duke pirë kafe, do të “konsiderohen” si aktivitete dobi-prurës partiake policore. Dhe ndodhi që përçarja të zbresë në nivelin më të ulët të mundshëm të ndasive, duke arritur të pika zero: NE dhe ATA. Në fakt, NE ishin elitat politike në pushtet, ndërkaq ATA ishin armiqtë e imagjinuar….

In : Aktuale

Loading...
loading...