Policia Shqiptare i tregon vendin ekstremistit grek

Pas thirrjeve për tu dorëzuar, 35-vjeçari grek Kostandinos Kaçifas, ka qëlluar sërish në breshëri ndaj policisë, gjë që ka bërë që edhe policia të kundërpërgjigjet.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe 35-vjeçarit, ka humbur jetën ky i fundit.

Pas kësaj ngjarje të rëndë në Bularat të Gjirokastrës, mediet greke kanë shkuar më tej, duke e quajtur si hero 35-vjeçarin Kostandinos Kaçifas.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, gazetari Shpëtim Zinxhiria, teksa publikon një artikull të medies greke ANT1 News, shkruan:

‘Mediat greke e bejne hero ekstremistin, ne vend qe ta denojne kete ngjarrje…’StrugaLajm

Më tej gazetari shprehet: ‘Ne vend qe te kerkojne falje dhe te denojne kete ngjarrje e bejne edhe hero, me justifikimn se ky ngriti flamurin grek, dhe policia shqiptare e uli ate, prandaj qelloi. Pyetja shtrohet po pse vajti me afrme per te ngritur flamurin nese biem dakord per nje cast me mediat greke.’

Kujtojmë se, 35-vjeçari grek që hapi zjarr sot ndaj policisë shqiptare e kishte paralajmëruar sulmin e tij 5 ditë më parë, në datën 23 tetor, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa shfaqet duke pozuar me flamurin e Viorio-Epirit, duket se i riu e kishte paralajmëruar ngjarjen në fjalë, ai shkruan ‘Grek ose vdekje’.

In : Aktuale

Loading...
loading...