Policia u shpalli ”luftë” fajdexhinjve ,ja detajet

DENONCO -NË ANONIMITET

Ministria e Punëve të Brendshme në periudhën e kaluar ka hapur disa aksione operative qëllimi i fundit i të cilave është rritja e sigurisë së përgjithshme të qytetarëve.

Ndër të tjerat, ka filluar edhe aksioni operativ i cili ka për qëllim asgjësimin e dukurisë kundërligjore për dhënien e të hollave me fajde për dobi materiale në disproporcion të madh ( kamatë shumë e lartë), e njohur si fajde.

Kodi penal e definon fajden në këtë mënyrë (neni 260):

(1) ” Ai i cili për shërbimin të cilin ia bënë ndonjë personi pranon për veten ose për dikë tjetër dobi materiale në disproporcion të madh duke shfrytëzuar gjendjen e tij të rëndë materiale, gjendjen e rëndë të banimit, nevojën, eksperiencën e pamjaftueshme ose mendjelehtësinë, do të dënohet me mjete në të holla ose burg deri më tri vite.StrugaLajm

(2) ” Me dënimin nga paragrafi 1 do të dënohet edhe ai i cili në mënyrë të paautorizuar merret me dhënien hua të të hollave ose të mjeteve tjera harxhuese me marrëveshje dhe gjatë kësaj kontrakton dobi materiale disproporcionale.

Qytetarët mund të denoncojnë FAJDE në telefonin pa pagesë me numër: 0800 00 201 edhe atë në anonimitet, përkatësisht të japin informata të lidhura me sanksionimin e kësaj vepre penale.

In : Aktuale

Loading...
loading...