Aktuale

Policia zbulon autorin e përgjimeve të lansuara të bisedave të krerëve të BDI-së

Ministria e Brendshme njoftoi se ka zbuluar pronarin e profilit të facebook-ut, që publikoi materiale të reja të përgjimeve, ku dëgjohen biseda mes kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-zv/kryeministrit Musa Xhaferri.


“Është vërtetuar se kush qëndron pas profilit të facebook-ut, nga ku janë plasuar këto përmbajtje, dhe se për këtë është informuar prokuroria. Po ashtu është informuar edhe rrjeti social Facebook, gjegjësisht përgjegjësit e kësaj kompanie se janë plasuar përmbajtje ilegale”, thekson në MPB. Pas hetimit të plotë, MPB do të ngre kallëzim penal kundër autorit të kësaj vepre kriminale. 

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button