Policia e Strugës :Aksident në Drasllajcë 5 të rinj lëndohen

Më 04.07.2019, rreth orës 04.00 në fshatin Drasllajcë, D.N (25) nga Struga, duke vozitur automjetin BMW me targa të Strugës, humbi kontrollin dhe goditi një rrethojë metalike . Nga aksidenti me lëndime të rënda trupore përfunduan (20 vjeçari ) nga Drasllajca dhe një (25 vjeçari) nga fshati Misleshovë. Ata u transferuan në spitalin e Strugës. Në aksident, shoferi D.N (25) dhe shokët e tij A.K (18) dhe K.K (19), të dy nga fshati Moroishtë, pësuan lëndime trupore. Inspektimi i vendit është kryer nga një ekip nga stacioni i policisë së Strugës.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...