Politika në kërkim të doktorëve

Një numër i madh i politikanëve të Maqedoni me punët dhe veprat e tyre po habisin edhe kolegët e tyre evropian.

Ata përpos angazhimeve të mëdha në politikë, kanë arritur edhe të marrin tituj shkencor, magjistra e doktor shkencas, njofton agjencia e lajmeve INA.

Diplomimet e tyre kanë bërë bujë nëpër media e rrjete sociale. Ditë më parë ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski morri titullin doktor i shkencave ekonomike.

Nuk dihet akoma nëse teza e tij e doktoraturës në ekonomi do të përdoret nga shtete të ndryshme për ti shtyrë përpara ekonomitë e tyre.

Ajo që dihet, gjatë qeverisjes së tij, borxhi i jashtëm u rritë, arka e shtetit mbeti bosh duke realizuar projekte që varfëruan vendin dhe nuk gjeneruan vende të reja pune.

Por, nuk është vetëm Gruevski, këtyre ditëve doktori edhe Zëvendëskryeministri aktual i Maqedonisë, Bujar Osmani.StrugaLajm

Ai ka arritur me sukses që përskaj aktiviteteve të shumta politike, profesionit të tij si mjek, përkushtimit ndaj familjes të dalë me titull shkencor Dr.

Mandej në mbrotjen e tezës së doktoraturës i pranishëm ishte edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe shumë politikanë tjerë.StrugaLajm

“Faliminderit për pjesëmarrjen! Kjo ditë është kuror e një pune të mundimshme disavjecare. Shkenca gjithmon është përball sfidave”, shkroi Bujar Osmani.

Ndërsa, një numër i madh që ju futën politikës pa asnjë ditë shkollë, sot të paktën e kanë një fakultet dhe janë në procedur për të kryer studimet e magjistraturës.

Disa janë ngopur nga politika dhe tani ligjerojnë në katedra universitare, disa janë bërë avokatë, prokuror e noterë.

Ata të shkretit që nuk janë afruar me politikën janë të pa punë. Sipas statistikave zyrtare mbi 30 doktor shkencas në Maqedoni janë të papunë. Të pa punë janë edhe mbi 200 magjistra, përfshirë edhe ata që kanë magjistruar në universitet elitare në Evropë dhe SHBA.

In : Aktuale

Loading...
loading...