Politika të rri larg mjekësisë, Danillovski: Çmimet e larta për tu trajtuar nga covid-19

Politika nuk duhet të përzihet në mjeksësi, epidemiologët dhe spacialistët tjerë të fushës duhet të veprojnë të lirë për vendosjen e masave anti-covid gjatë pandemisë, thotë prof.dr Dragan Danillovski, i cili thotë se pa këtë ndërhyrje nuk do të kishte kaq viktima.

“Në të gjitha masat që këmi vendosur ndërhynte edhe politika, nëse nuk do të kishte aq përzierje të politikës në mjeksi, pra në vendimet mjeksore, nuk do të kishte kaq viktima. Nuk do të ndodhnin një numër kaq i lartë i tragjedive personale” – tha Dragan Danillovski.

Sektori privat i solli në gjendje lypsi qytetarëtStrugaLajm

Në mungesë të vendeve të lira nëpër spitalet shtetërore gjatë valës së pandemisë, shumë qytetarë janë drejtuar nëpër spitalet private për të shpëtuar jetët, por çmimet marramendëse i kanë sjellë ata në gjendjen e lypësit, thotë Danillovski, i cili akuzon për keqmenaxhim politik gjatë pandemisë.StrugaLajm

“Në njërën anë, i kanë sjell qytetarët në gjendjen e lypsit, të cilët janë në gjendje të shësin gjithcka që posedojnë vetëm për të shpëtuar jetët në spitalet private. Në një krizë globale të kësaj kategorie, shteti duhej që të vendoste nën “kapelën” e vet edhe sektorin privat. Ishte e palejueshme një tolerim i tillë, i cili vazhdon të jetë akoma në dy paralelet e sistemeve shëndetësore. Nëse jo më tepër, por së paku ti zbristë çmimet e shërbimit, si në njërën ashtu edhe në tjetrën shtyll të shëndetësisë. Kjo nuk u bë dhe ndodhi që spitalet private dhe laboratorët privat në mënyrë enorme të pasurohen dhe këto shuma marramendëse gjithmon i paguanin dhe i paguajnë qytetarët” – tha Danillovski.

Një nga spitalet private në vend, vetëm për thithjen e oksigjenit, pacientët kanë paguar nga 1000 euro natën, pa i përfëshirë kontrollet dhe trajtimet tjera shtesë. Ndërsa në sektorin tjetër privat pacientët me Covid 19 kanë paguar dhe vazhdojnë të pagujanë 600 euro natën.

In : Aktuale

Loading...
loading...