Politikanët e sotëm fjalë shumë por punë pak

Ejup Berisha

Te ndryshohet praktika e të bërit politikë vetëm me fjalë të kota pasiqë ky aktivitet i rëndësishëm shoqëror nuk bëhet vetëm me to por i njëjti bëhet me veprime, akcione dhe akte konkrete Për këtë arsye duhet thënë se momentalisht në skenën politike jo vetëmse të vendit tonë por edhe më gjërë në rajon dhe në botë është aktuale praktika e të bërit politikë në stilin bëjmë shumë pak por marrim guximin e themi se po bëjmë tepër shumë punë dhe aktivitete në të mirën dhe në interesin e qytetarëve . Ky realitet te ne është i pranishëm gjatë kohë dhe atë gati tre dekada nga shpallja e pavarsisë së shtetit më parë të njohur si Republika e Maqedonisë e sot si Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe prej atëher e deri më sot nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim. Aktor kryesorë të kësaj propagande të kotë apo të retorikës shterpe janë politikanët e vendit tonë ku nuk mungojnë as politikanët shqiptar. Këta pa kurrfarë përgjegjsie apo të gjithë si në kor tërë kohës përserisin fraza të tipit ne po angazhohemi, ne po bëjmë shumë gjëra apo dhe punë të mëdha për të mirën dhe në interesin e të gjithëve, por kur të shihen punët, të berat dhe veprimet e tyre konkrete realiteti flet shumë më ndryshe apo ai dëshmon se në jetën e përditshme punët, aktivitetet dhe akcionet e pretenduara se janë bërë prej politikanëve jane shumë të vogla, tepër të pakta apo dhe tejet simbolike apo dhe në shkallë të fundit edhe të padukshme. Praktika e të berit të gjërave me të imta apo dhe më të vogla dhe stërzmadhimi i tepërt i tyre asnjëher nuk e kanë pasur, nuk e kanë dhe nuk do ta kenë vulen e suksesit në politikë. Rritja e gjërave me llupën e politikanëve është një manovrim politik i tyre për të arritur poena politik për të siguruar më tepër përkrahje në opinion dhe atë pa shumë angazhim të madh dhe me tepër pak mund në praktikë. Për politikanët e tanishëm mjafton të thuhen gjerat që nuk behën nga ana e tyre dhe kjo është arsyetim për të kërkuar besim te ri në çdo periudhë kur mbahen zgjedhjet. Politikanët e sotëm pra kënaqen me fjalët e tyre të kota në kohën që qytetarët nga ana e tyre nuk janë fare të kënaqur nga ajo që ua prezentojnë e të mos flasim nga ajo që ua realizojnë vetë këta si politikan, ndërsa për lumturinë e qytetarëve as që mund të flitet në këso rrethana që mundohen ti imponojnë politikanët. Është shprehi e disa individëve që të thonë se bëjnë shumë punë, aktivitete dhe gjëra në ambientin politik pa i bërë fare të njejtat në mënyrën dhe me kapacitetin e duhur. Në fund të fundit gjuha nuk ka eshtra dhe fjalët prej saj dalin pa ndonjë veshtersi dhe pengesë te theksuar nëse individi nuk ka turp që të thotë gjithcka qe i bie ndërmend për të thënë. Me lehtë është të flasësh kot kur rrin kot sesa të flasësh ndonjë gjë kur punon dhe je i angazhuar intenzivisht në aktivitete të shumta dhe në punë konkrete qofshin ato çfar qofshin. Politikanët janë individ të cilët mendojnë se mjafton vetëmse të thuhet fjala pa i bërë veprat dhe aktivitetet të cilat kërkohen prej tyre në nivelin dhe në kapacitetin e duhur. Këta mendojnë se vetëmse me fjalë të kota mund ta arsyetojnë praninë e tyre në politikë. Pyetjes se çfar duhet të bëjnë politikanët me shumë për qytetarët përgjigja është se këta duhet të angazhohen më shumë dhe më sinçerisht për zbatimin e fjalëve të tyre me punë dhe vepra konkrete të prezentuara në opinion që njihen si premtime parazgjedhore dhe paszgjedhore kur dihet se politikanët tërë kohës premtojnë shumë gjëra dhe fatkeqësisht shumë pak realizojnë. Të njëjtët i kanë dhënë fjalët dhe të njëjtët le ti mbajnë apo dhe le ti realizojnë të njëjtat. Apo këta ato që i kanë thënë në opinion edhe le ti realizojnë. Thënia e famshme U tha u bë që dëgjohet në njërën prej sekuencave të filmit të famshëm shqiptar Nentori i dytë duhet të vërtetohet me veprime me aktivitete dhe me akte konkrete. Qytetarët i presin aktivitetete veprime dhe punët nga ana e politikanëve të zbatuara në jeten e përditshme e jo vetëmse fjalë të thëna kot si rezultat i qëndrimit jo te drejtë dhe çasjes joserioze të politikanëve në ambientin politik. Pra fakt është se angazhimet dhe punët e politikanëve sot jane shumë të pakta apo simbolike dhe për këtë arsye ka ardhur koha për të ndryshuar diçka në praktikën politike e tyre. Gjërat janë interesante atraktive dhe të dukshme vetëm nëse realizohen dhe janë të prekshme e jo kur nuk ka realizim të tyre në jetën e përditshme. Përndryshe aktiviteti i të berit të puneve dhe të gjërave me të vërtetë apo realishtë në përditshmëri njihet si pragmatizëm politik e aktiviteti i pretendimeve të kota dhe të fjalëve të zbrazura njihet si manipulim apo dhe intrigë nga ana e politikanëve që jane të detyruar të gënjejnë të intrigojnë dhe të manipulojnë me qëllim që të qëndrojnë sa më gjatë në skenën politike.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...