LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Politikani e braktisi emisionin e Vasko Eftovit

Drejtori i ri i Teatrit të Dramës, aktori Sasho Tasevski e ka lënë intervistën në gjysmë në emisionin ‘Në qendër’, emision i drejtuar nga gazetari kontrovers, Vasko Eftov, shkruan Fol.

Tasevski nuk ka mundur t’i përgjigjet pyetjeve të Vasko Eftovit, në pjesën ku ai ia citon statuset qe i kishte shkruar në Facebook kundër Talat Xhaferit, në kohën kur ai u zgjodh kryekuvendar. Ai në Facebook, përcjell Fol, ka shkruar se nuk mundet një dezertor prej URM-së, ku më pas ka luftuar kundër URM-së, të jetë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

Pasi i ka dëgjuar këto citate nga gazetari Eftov, i është parashtruar pyetja sesi ka mundësi tani të jetë drejtor teatri i emëruar nga LSDM-ja, por në atë kohë ka shkruar kundër përzgjedhjes që partia e tij LSDM ka bërë për kryekuvendarin, tani, Talat Xhaferi. Ai nuk i është përgjigjur pyetjes, madje ka hequr mikrofinin dhe është larguar nga emisioni, për shkak se, sipas gazetarit, ai ka përdorur standarde të dyfishta. Ndiqeni videon në vijim.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button