Pollozhani :Shefit Iljazi nuk u ndal asnjëherë për të punuar për kauzën shqiptare

Lajm mortor!

Shkoi me sy hapur edhe një nga shokët tanë.

Ndërrli jetë Shefit Iljazi.

Në Strugë, ndërroi jetë Shefit Iljazi, simbol i rrezistencës dhe i përkushtimit për atdhe dhe komb.
Ai vjen nga një familje atdhetarë dhe luftëtarë të denjë për liri dhe bashkim kombëtar. Babai i tij Çerkezi ka qenë një kryengritës i njohur kundër pushtuesve serbë.StrugaLajm

Për formim të një grupi atdhetarë dhe për ngritje të flamurit kombëtar, në rrethin e Strugës, në vitin 1967, ai u dënua me gjashtë vite burg të rrëndë. Në Burgun e Idrizovës, bashkë me Bacën Memet Gega, Rexhep Mala, Sejdi Kryeziu, Sejdin Lloga dhe disa të tjerë, nuk u ndalën së luftuari për të drejtat e shqiptarëve.
Rrezistenca e tij nëpër burgjet sllave, ishte model dhe inspirim për të burgosurit e tjerë shqiptarë,, dhe jo vetëm.
Në vitin 1982, ai përsëri dënohet me shtatë vite burg për veprimtari armiqsore për rrënim të sistemit komunist dhe strehim ilegali që kishte kryer vepra të njëjta.
I ndjeri Shefit Iljazi, deri në frymën e tij të fundit i ngeli besnik idealit , për të cilin ishte betuar që në moshë të re; e ky ishtë Bashkimi Kombëtar

Shoqata e të Burgosurve dhe e të Persekutuarve Politikë Shqiptarë në Maq. e Ver.

In : Aktuale

Loading...
loading...