Pollozhani: Vendimi i Kuvendit për marrjen e imunitetit, obligim Kushtetues


Profesori Univeristar përndryshe Ekspert i dalluar i të Drejtës Kushtetuese dhe Administrative prof Bajram Pollozhani , nëpërmjet nje komenti në facebook ka dhënë edhe nje qendrim Juridik dhe profesional për mos hudhjen në votim kërkesen e Gjykatës ndaj Kuvendit për marrjen e e mandatit të Trajko Veljanovskit.

Profesor Pollozhani thotë se: “pavaresisht a ka patur propozim nga Komisioni per cështje mandatesh dhe imuniteti per marrjen e Imunitetit te Trajko Velkanovskit, sipad tij kjo nuk e justifikon (liron) Kuvendin nga përgjegjesia qe ne seancë plenare mos të sjell vendim PËR ose KUNDËR marrjes se inunitetit, qe paraqet obligim kushtetues dhe ligjor per tju pergjigjur thirjes apo kërkesēs së Gjykatë perkatese…StrugaLajm

Ja postimi i Prof Pollozhanit:

Fakti që në Raportin e Komisionit parlamentar…..nuk ka pasur propozim vendimi “për heqjen e imunitetit apo mos heqje të imunitetit të deputetit…T.V. nuk e liron Kuvendin që në seancë plenare mos të sjell vendim për ose kundër marrjes së imunitetit…që paraqet obligim kushtetues dhe ligjor për tju përgjigjur thirjes-kërkesës nga Gjykata kompetente! Komisionet janë trupa punues për të lehtësuar punën në seancat plenare duke derguar propzime përkatese për çështjet, por kjo nuk do të thotë se Kuvendi nuk mund të vendos çështje pa propozime paraprake…nga Komisionet. Kuvendi meqë ka kompetencë për të vendosur pa dyshim se ka kompetencë edhe vetë të propozoj. Është parim në drejtësi “Ai që mundet më shumë, natyrisht që mundet edhe më pak”! Pra ai organ që vendos, padyshim se mundet edhe vetë të propozoj direkt në seancë plenare! Pse kështu nuk ndodhi më 25.02.2019 është çështje e menaxhimit parlamentar nga maxhoranca, që mbetët për t’i shpjeguar opinionit dhe Gjyqësorit! 

In : Aktuale

Loading...
loading...