Pollozhani:NA KËRCËNUAN SE DO TË NA DËRGOJNË ,,TE VENDI”

Shpëtim Pollozhani
Nën masa të jashtëzakonshme sigurie policia e shtetit amë kishte marë masa ekstreme të sigurisë për pritjen e atij që tha: në rast se vritet një serb ne do të vrasim 100 boshnjakë. E tha dhe e bëri.
Kordoni i policisë nuk na lejoi të afrohemi në një perimetër 200 metra nga Hotel Rogner, aty ku u mbajt takimi i ,,mini Shengenit” dhe koncerti,,humanitar” ( merreni me mend, një kriminel sikurse Vuçiç merr pjesë në një koncert humanitar për të prekurit nga tërmeti. Policia na kërcënoi se do të na dërgojë ,,te vendi” në rast se guxojmë të afrohemi më afër hotelit.
Kjo gjendje ma kujtoi një protestë për bojkot të prodhimeve të Serbisë përpara Ambasadës Serbe në Shkup në vitin 2012. Edhe në ate rast policia nuk na la të afrohemi më shumë se 200 metra. Nuk na la por as nuk na kërcënoi!?

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...