Poposki:Burrë e grua nga Struga pasi u kthyen nga Afrika rezultojnë pozitiv dyshohen për variantin jugo-afrikan të covid 19

Një burrë e një grua janë shtrirë në spital, sepse kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, pas kthimit prej pushimeve në Zanzibar (Afrikë).

Lajmin e ka bë të ditur mjeku Aleksandar Popovski, nga nefrologjia e Strugës, ku është dërguar një pacient nga Manastiri, të cilit pasi i është ngritur temperatura, ka rezultuar pozitiv.

Ndërkohë në Shkup në spital është shtrirë bashkëshotja e tij, transmeton gazeta Lajm.
“Nuk na paralajmëruan fare se bëhet fjalë për pacient që është kthyer nga Afrika”, ka deklaruar Popovski.StrugaLajm

Çifti është kthyer para dy ditëve në Maqedoninë e Veriut, duke udhëtuar përmes Tanzanisë dhe Stambollit.

Rasti i tyre ka shkaktuar panik te mjekët në Maqedoninë e Veriut nga frika se mund ta kenë sjellur sojin jugoafrikan të virusit, që konsiderohet më i rrezikshëm edhe se soji britanik.

Mirëpo në laboratorin e Akademisë së Shekncave do të bëhen analiza për të vërtetuar, ose mohuar nëse bëhet fjalë për sojin e rrezikshëm të virusit.

In : Aktuale

Loading...
loading...