Poposki:Për fatin e mirë pacienti i shtruar në Dializën e Strugës, konfirmohet me tipin britanik jo atë jugo-afrikan

Tipi britanik i virusit korona u konfirmua tek burri nga Manastiri, i kthyer nga një udhëtim nga Zanzibari në Afrikë i cili tashmë është shtruar në Spitalin për Neurologji në Strugë njoftojnë nga ky institucion shëndetësor.

”Për fat të mirë, nuk është lloji i Afrikës së Jugut që konsiderohet më i rrezikshëm. Analiza e sotme në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë konfirmoi se virusi është një mutacion britanik, i cili tashmë është i pranishëm në vend. Burri 65-vjeçar është në gjendje të qëndrueshme dhe do të vazhdojë mjekimin në spitalin e Strugës për dializë.
Pacienti është në gjendje të qëndrueshme” informon drejtori i Spitalit të Dializës Aleksandar Poposki.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...