PRANIMI I GORNAMAKEDONIJA- VETEVRASES PER SHQIPTARET

Shpetim POLLOZHANI
Emertimi i vendit Gornamakedonija, pa te drejte te perkethimit, pasi keshtu do te quhet edhe ne gjuhet e botes(kurthe serbo-greke- maqedonase, propozim i Kociasit) eshte shkaterrimtar per shqiptaret. Ky eshte nje term qe forcon unitarizmin dhe sovranitetin e maqedonasve ne shtet, duke e perjashtuar gjuhen shqipe nga Tabela e Gjuheve zyrtare ne OKB.Sipas David Wels, shtet unitarist mund te jete nje shtet qe ka nen 5% te etnikumit tjeter.
Maqedonia eshte shtet multietnik dhe multikulturor. Multietniciteti dhe multikultura duhet te shprehet edhe me emrin e shtetit.Shembull i mire eshte Kanada angllofone dhe Kanada frankofone. Emri dhe simboli i perbashket-jo ekskluziv; gjethi i rrapit ne flamur i ka perfaqesuar te dy kombet me emertimin Kanada.
Maqedonasit le te zbresin nga rete e hegjemonizmit dhe ekskluzivitetit, dhe, bashke me shqiptaret le te vendosin per emrin. Le te mbeshteten vetem tek shqiptaret( gjashte milione) se, vetem ata nuk duan ti asimilojne.
Le ta dijne nderkombetaret dhe maqedonasit se nuk do ta kene pergjithmone Ramen, Thaçin( e Kosoves) dhe Ali Ahmetin. Nuk mashtrohet arusha me kulaç.
Ps. edhe ne ’91, kunder deshires se shqiptareve u miratua Kushtetuta, emri, referendumi, flamuri…. por, koha i ndryshoi te gjitha.StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...