Prej 2017 deri në 2020 në janë vrarë 22 gra në Maqedoni

Nga viti 2017 deri në vitin 2020 në Maqedoni janë vrarë 22 gra dhe pothuajse të gjitha kanë qenë në lidhje të ngushtë me vrasësin – bashkëshortë, partnerë jashtëmartesorë, ish-partnerë dhe në shumë raste kanë pasur edhe fëmijë së bashku.

Nga viti 2008 deri në vitin 2016 janë vrarë 70 gra, pothuajse të gjitha viktima të dhunës në familje. Sipas të dhënave nga publikimi “Analiza e rasteve të femicideve – vrasjet e grave në Republikën e Maqedonisë” të lëshuar nga Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, gratë më së shpeshti vriten aty ku duhet të ndjehen më të sigurta, në familje. në shtëpi.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...