Ora policore të shkurtohet, objektet hotelierike në pjesët e hapura të punojnë deri në orën 23:30 dhe të fillojnë me punë qendrat e fitnesit dhe të stërvitjeve, janë vetëm një pjesë e masave lehtësuese restriktive që Shtabi kryesor koordinues i krizave i rekomandon Qeverisë t’i miratojë, ndërsa ajo duhet t’i shqyrtojë dhe aprovojë në seancën e sotme.
Masat e propozuara:
Për kufizimet e lëvizjes u shkurtuan, pra ora policore të jetë nga ora 00.00 (mesnata) deri në orën 05 të mëngjesit.
Restorantet dhe kafeteritë të punojnë deri në orën 23:30,
Fillon puna e palestrave dhe fitnes qendrave,
Organizimi i ngjarjeve në ambiente të hapura dhe të mbyllura duke respektuar protokollet e vitit 2020, pra duke marrë pjesë 30 % të kapaciteteve të plota.
Norma e funksionimit të çerdheve për fëmijë të rritet në + 5 fëmijë, përkatësisht nga 15 në 20 fëmijë për grup.
Punëtorët shëndetësorë do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë pushimet e vjetra dhe të reja vjetore.