Presidentja kroate beson se do e fitojnë Kupën e Botës

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, tha se ishte e bindur në lidhje me fitoren e Kroacisë në finalen e madhe të Moskës përballë Francës.

Duke folur me gazetarët në aeroportin e Zagrebit këtë mëngjes, para se të niset për në kryeqytetin rus ku do të marrë pjesë në takimin me presidentin Putin, Grabar-Kitaroviç tha se ndonëse shpresonte, kurrë se kishte menduar mbërritjen deri në finale.

“Ja ku jemi, në finalen e Kupës së Botës dhe jemi krenar për djemtë tanë, besoj te fitorja”, tha presidentja, raportojnë mediat lokale.StrugaLajm

Grabar-Kitaroviç shtoi se ky moment magjik për futbollin kroat mund të ndikojë pozitivisht në sektorët e tjerë të jetës së vendit: “Duhet të përcjellim mesazhin se jemi një komb talentesh jo vetëm në sport, por edhe në shumë sektorë dhe aktivitete të tjera”, tha ajo.

In : Aktuale

Loading...
loading...