Prespa me vendkalim kufitar me Greqinë

Për detajet dhe aktivitetet e nevojshme që duhet të ndërmerren për hapjen e vendkalimit kutar të Prespës, dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë u mbajt një takim i ministrave të qeverisë greke. Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, njofton korrespondenti i AIM në Athinë, se të gjithë pjesëmarrësit në takim theksuan rëndësinë e projektit për ekonominë lokale dhe forcimin e marrëdhënieve midis Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Në lidhje me financimin e projektit, synimi është të përdoren fonde nga programi ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë (interreg).

”Bisedimet u përqëndruan në përgatitjet e nevojshme për të siguruar hyrjen në kalimin e Prespës përmes liqenit dhe tokës. Prandaj, është e nevojshme të ndërtohet një rrugë, si dhe objekte në të cilat do të vendoset shërbimi doganor dhe kontrolli i pasaportave”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...