Prindërit i harrojnë fëmijët në makinë, intervenon policia

Dy fëmijë mbrëmë rreth orës 22.00 janë gjetur të braktisur në makinë në lagjen Lisiçe e re në Shkup.
Policia pas reagimit të qytetarëve ka nxjerr fëmijët nga makina dhe ata janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.


“Më 28 gusht rreth orës 21.50 në SPB Shkup është denoncuar se në hapësirën për parking në bulevardin ‘Vidoe Smilevski Bato’ në makinë të parkuar ‘alfa’ me targa të Shkupit kanë qenë dy fëmijë të mbyllur në makinë. Nga ana e zyrtarëve policor menjëherë është intervenuar dhe fëmijët janë nxjerr nga makina dhe me makinë të ndhimës së shpejtë janë transferuar në klinikën “Nënë Tereza”, kanë bërë të ditur nga MPB.
Pas masave të ndërmarra, zyrtarët policor kanë gjetur T.T (44) dhe M.N (35), prindër të fëmijëve.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...