Proaqua e Strugës:Drejtori Jeton Shaqiri siguroi rrogën e 6 për punëtorët në 80 ditë

Drejtori Doc D-r Jeton Shaqiri kaloj rrogën e 6 brenda 80 ditëve nga marrja e postit

Sukseset e drejtorit të ri dhe ekipit vazhdojnë edhe këtë muaj. Është thjeshtë e pabesueshme dhe e paprecedentë në ndonjë ndërmarrje publike në vendin tonë që në një periudh kohore prej dy muaj e gjysëm janë siguruar dhe mjetet për të kaluar dhe pagën e gjashtë e cila përveç të tjerave ka krijuar një ambient të mirë tek të punësuarit si edhe rritje të besueshmërisë tek qytetarët dhe personat juridik në qytetin e Strugës ndaj kësaj ndërmarrje publike.

Pas katër vite keqmenaxhim dhe keqpërdorim të mjeteve, N.P.N “Proaqua”-Strugë ishte lënë në mëshirë të fatit dhe në 8-të rroga të ngelita të papaguara për të punësuarit e kësaj ndërmarrje. Për këtë arsye nga N.P.N”Proaqua”-Strugë falenderojnë dhe qytetarët e Strugës dhe rrethinës për mbështetjen e iniciativave të filluara në ndërmarrje për pagesën e faturave dhe mbylljen e borxheve.

Përveç pagave janë paguar shumë obligime të mbetura dhe janë investuar mjete për përmisimin e gjendjes së rrjetit me ujë të pijshëm.StrugaLajm

NPN”Proaqua”-Strugë nuk do ndaloj këtu dhe për secilën ditë do të vazhdojë me punë pozitive për të rikthyer rezultatet pozitive në ndërmarje.

NPN “Proaqua”-Strugë

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...