Prof.Nuhi Sela zgjidhet Kryetar i Bashkësisë Lokale në Livadhi

Pas disa takimeve të mbajtura me qytetarët e Livadhisë,në bazë të Statutit dhe Rregullores për punë të Bashkësive Lokale në Komunën e Strugës,profesor Nuhi Sela zgjidhet Kryetar i Bashkësisë Lokale në f.Livadhi,njohtojnë nga Njësia për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim.


Përndryshe z-Nuhi Sela, detyrën e kryetarit të Bashkësisë Lokale në Livadhi e ka ushtruar edhe më parë gjatë periudhës kohore 2002-2006 në mënyrë të sukseshme,si rezultat i punës aktive në periudhën e kaluar qytetarët e Livadhisë kërkuan rikthimin e tij në pozitën e mëparshme.
z-Nuhi Sela është profesor i rregullt në Shkollën e Mesme Komunale “Niko Nestori” në Strugë, dhe ligjërues aktiv në Universitetin e Tetoves por edhe në disa universitete tjera.
Detyrën e Kryetarit të Bashkësisë Lokale në f.Livadhi,z-Nuhi Sela do ta ushtrojë në bazë të nenit 44 paragrafi 2 sipas Rregullores mbi Bashkësitë Lokale në Komunën e Strugës.StrugaLajm


StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...