Profesori Blerim Reka, si do ta ndezë gjakun në damarët e qytetarëve

Profesori Blerim Reka ka filluar fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale. Si fillim ai është shfaqur në një numër të madhë të mediave nga vendi dhe rajoni, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Reka më një fjalor të pasur prej profesori vazhdon të diskutoj sikur me studentët e tij në amfiteatrot e universiteteve të ndryshme. Shpjegon teori politike dhe problematike tjera me një still avangard, por harron ose me qëllim nuk don ta ndezë gjakun në damarët e militantëve partiakë dhe qytetarëve në përgjithësi, të cilët në kohë fushate janë një bombë e kurdisur.

Reka nuk don ta luaj rolin e politikanit, ashtu sikur Rugova që insistonte në kursin e tij të politikave paqësore, apo sikur Rufi Osmani që në tubime partiake fliste bukur dhe në mënyrë profesionale për politikat fiskale, derisa populli vështirë e kuptonte. Reka nuk dëshiron të zhytet në tallava politikë apo folklorizëm partriotik.

Kjo të patkën është përshtypja e parë nga fillimi fushatës. Akoma nuk dihet nëse ai do ti ndezë motorët për ta takuar edhe qytetarët derë më derë, për ti bindur ata për opisionin e tij. Profesori, megjithatë besoj se e ka kuptuar se ka dallim politika prej „profesorllëkut“. Mbetet të shihet nëse me stillin e tij, kulturën e lartë dhe emancipuese do të depërtojë tek votuesit shqiptarë dhe psejo edhe te votuesit e komuniteteve tjera.StrugaLajm

Në anën tjetër, kandidatja e VMRO-së, luan ashpër dhe kundër shqiptarëve, nuk turpërohet për titullin që mbartë mbi supe. Poashtu kandidati i LSDM-ë, shfaqet dinakë dhe jo i sinqertë në raportë me shqiptarët. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...