Profesori strugan Mehdi Polisi kujtohet nga fakulteti filologjik i Prishtinës:9 vjet qe kur profesori u nda nga ne

Mehdi Polisi (Dobovjani, 25 nëntor 1953 – Prishtinë, 21 maj 2014)
Sot u bene 9 vjet qe kur prof. Mehdi Polisi u nda nga ne.
Ai ka qene nje profesor shume i perkushtuar ndaj Departamentit, Fakultetit te Filologjise, studenteve dhe kolegeve te tij.
Tani me rastin e 50 vjetorit te Departamentit, ne studentet dhe koleget e kujtojme me mall prof. Mehdiun.

Biografia:
Mehdi Polisi ka lindur më 27.11.1953 në fshatin Dobovjan të Strugës dhe ka ndërruar jetë më 21.05.2014, në Prishtinë. Shkollën fillore e ka kryer në Dobovjan dhe Veleshtë të Strugës, kurse të mesmen në Prishtinë, medresenë “Alaudin”, më 1973. Në vitin shkollor 1973/74 është regjistruar në Fakultetin Filozofik (tash Filologjik) të Universitetit të Prishtinës, në Degën e Orientalistikës. Ka diplomuar më 1977. Gjatë gjithë kohës së studimeve, falë notës së lartë mesatare, ka fituar dhe shfrytëzuar bursën e Universitetit. Ishte student i gjeneratës së parë. Pas diplomimit ka punuar në Arkivin Historik në Ohër (1978/80). Më 1980 ka filluar punën në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë në Degën e Orientalistikës. Më 1982/83 ka qëndruar në Turqi-Stamboll për hulumtime shkencore.
Më 1988, në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, ka mbrojtur punimin e magjistraturës me titullin “Adaptimet fonetike dhe morfologjike të huazimeve orientale në gjuhën shqipe” dhe më 1997, po në këtë Fakultet, ka mbrojtur edhe punimin e disertacionit të doktoratës me titullin “Turqizmat në të folmet shqipe të Maqedonisë” dhe kështu mori gradën: Doktor i Shkencave Filologjike.
Në dy mandate ka qenë shef i Degës së Orientalistikës. Ndërkaq, nga 1 tetori i vitit 2004 deri në 1 tetor 2012 ka qenë prodekan i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës
Ka qenë në marrëdhënie të rregullt pune si mësimdhënës në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë në Degën e Orientalistikës, në thirrjen universitare Profesor i rregullt (ordinar).
Ka qenë i angazhuar edhe në Universitetin e Tetovës (që nga themelimi i tij) (1994), në Degën e Historisë për lëndën e Osmanishtes (në shkallën e dytë dhe pastaj edhe në shkallën e tretë të studimeve). Për lëndën Gjuhë turke-osmane ka qenë i angazhuar edhe në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, që nga themelimi i tij (1997), e deri në qershor të vitit 2002.
Ka qenë anëtar për hartimin e Enciklopedisë së Republikës së Kosovës, sipas projektit të Shtetit të Kuvajtit: Enciklopedia e Kuvajtit për Botën Islame dhe Pakicat Myslimane.
Ka marrë pjesë aktive (me kumtesa) në tubime shkencore, konferenca, tryeza, seminare, simpoziume etj., si në vend ashtu dhe jashtë tij.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...