Protesta kundër vaksinimit edhe në Maqedoni

Sonte është mbajtur protestë para Kuvendit, pasi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se Komisioni për Sëmundjet Infektive do t’i rekomandojë Qeverisë miratimin e masës së vaksinimit të detyrueshëm për punëtorët shëndetësorë dhe punonjësit e sektorit publik duhet të kenë vërtetim për të paktën një dozë, test PCR negativ ose dokument për tejkalim Covid 19 për të ardhur në punë, përcjell FLAKA.

StrugaLajm

Përmes mesazheve kundër vaksinimit, protestuesit theksuan se askush nuk mund t’i detyrojë të vaksinohen dhe kanë të drejtën e zgjedhjes së lirë.StrugaLajm

“Terapia Covid është vdekje, vaksina është helm, Bill Gates dëshiron të shpopullojë planetin.” Këto ishin mesazhet dhe teoritë konspirative të dërguara mbrëmjen e sotme para Kuvendit.

In : Aktuale

Loading...
loading...