Protesta për “Monstrën”, Ali Ahmeti: Të mos keqpërdoren hallexhinjtë

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Reçicë të Vogël.

Para gazetarëve për këtë mbledhje ka folur lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Lideri i BDI-së ka folur edhe për protestat e së premtes për rastin “Monstra”, ku ka kërkuar që këto protesta mos të keqpërdoren.StrugaLajm

“E mira është që mos të keqpërdoren hallexhinjtë, të mos keqpërdoren njerëzit në vështirësi, ne kemi patur lidhje dhe komunikim direkt me gjithë këta njerëz që kanë halle dhe probleme. Jemi përpiqur që t’I vëmë në kontakt me të gjitha institucionet ndërkombëtare. Për të gjitha këto gjëra ne kemi kërkuar dhe ekspertizë ndërkombëtare edhe monitorim të drejtpërsëdrejt ndërkombëtar”, është shprehur Ahmeti.

In : Aktuale

Loading...
loading...