Pse 500 euro konsiderohet si kartëmonedha e preferuar e krimit?!

Duke nisur nga fundi i këtij viti, kartëmonedha 500 euro nuk do të printohet më. Banka Qendrore Europiane ka vendosur që në vitin 2018 që kjo kartëmonedhë të mos prodhohet më duke nis nga viti 2022 dhe të tërhiqet gradualisht nga tregu. Kjo nuk nënkupton se kartëmonedha do të humbasë vlerën e saj ligjore dy vitet e ardhshme. Por cilat janë arsyet e një vendimi të tillë?

Sipas Europol, kartëmonedha 500 euro është prerja e preferuar e krimit të organizuar, mbi të gjitha për motive logjistike të lidhura me transportin në rastin e transaksioneve të dyshimta apo për ruajtjen e tyre jashtë sistemit të kontrollit. Mjafton vetëm të evidentojmë faktin se 1 milion euro me prerje 500 peshon më pak se 2.2 kilogramë, ndërsa për të arritur të njëjtën vlerë me kartëmonedha 50 euro, pesha arrin në 22 kilogramë.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...