PSE AQ LEHTË BESOHET GËNJESHTRA E AQ ME DYSHIM SHIHET E VËRTETA?

Xhelal Neziri

Besimi në lajmet e rrejshme lidhet me zëvendësimin e “parimit të realitetit” me “parimin e kënaqësisë”. Këto terme i përdor psikanalisti Sigmund Freud për të shpjeguar se pse njerëzit më parë pranojnë një realitet iluzor që u krijon kënaqësi (koronavirusi nuk ekziston dhe s’ka rrezik nga sëmundja) sesa një realitet objektiv që i bën të ndjejnë frikë dhe ankth (koronavirusi ekziston dhe është vdekjeprurës).StrugaLajm

A pse shpërndahen shpejt? Sepse njeriu është qenie paragjykuese që shpesh ndërton qëndrim të pabazuar. Si i tillë, shpërndan çdo lajm të rrejshëm që përputhet me paragjykimin e tij dhe e lufton çdo të vërtetë që mëton t’ia ndryshojë qëndrimin.StrugaLajm

Këto dhe njohuri tjera shkencore shfrytëzohen maksimalisht nga ata që përhapin “të vërteta” joshkencore. Këto qendra kanë një qëllim – të krijojnë kaos në këtë pjesë të Evropës, mes tjerash, edhe nëpërmjet infektimit masovik të popullsisë, gjithmonë duke përdorur mjetin më të lirë – dezinformimin.

In : Aktuale

Loading...
loading...