Pse duhet të zgjidhet Gjimnazin “Dr. Ibrahim Temo”?

Ambicia dhe aspiratat e rinisë sonë për të ndjekur fushën e mjeksisë me bejnë krenare dhe dua të them disa fjalë se pse Gjimanzi “Dr. Ibrahim Temo” është zgjedhja më e përshtatshme dhe ideale për nxënësit që synojnë të bëhen mjek dhe mjeke.

Mjekësia, eshtë e ndërtuar mbi themelet e shkencave natyrore – matematikës, fizikës, kimisë dhe biologjisë. Këto lëndë mund të konsiderohen si themelet e çdo disipline tjetër, e veçanërisht të mjekësisë. Për të ilustruar, le të marrim një perspektivë arkitektonike: kur ndërtohet një ndërtesë e lartë, elementi më i rëndësishëm janë themelet – një bazë e fortë siguron stabilitet. Në të njëjtën mënyrë, baza e mjekësisë ndodhet në këto lëndë, të cilat studiohen me rigorozitet në gjimnazin tonë, për ndryshim nga shkolla profesionale e mjeksisë.

Gjimnazi Dr. Ibrahim Temo kultivon të gjitha lëndët gjatë dy viteve fillestare duke i lejuar nxënesit të eksplorojnë interesat e tyre dhe me keshillim profesional, të zgjedhin një drejtim që përputhet më së shumti me qëllimet e tyre. Kjo mundëson që nxënësit tanë të përcaktojnë veten dhe të marrin këshilla nga ekipi ynë lidhur me rrugën e tyre profesionale e akademike. Me përfundimin e vitit të dytë nxënësit tanë zgjedhin një nga 6-të drejtimet qe vijojnë:

1.Matematikor-Natyror A) Mundëson regjistrimin e nxënësve në fakultete teknike si: arkitektura, inxhinieria softuerike, inxhinieria makinerike, inxhinieria elektrike, si dhe shkencat natyrore.StrugaLajm

  1. Matematikor-Natyror B) Mundëson regjistrimin në fakultetet e: mjekësisë, farmacisë, stomatologjisë, kimisë, biologjisë, biokimisë dhe të tjera.
  2. Shoqëror-Humanitar A) Mundëson studimet në shkencat ekonomike, administrim biznesi, drejtësi dhe të ngjajshme.
  3. Shoqëror-Humanitar B) Mundëson vazhdimin e studimeve në: psikologji, pedagogji, sociologji, mesuesi, filozofi dhe të tjera
  4. Gjuhësor-Artistik A) Studimi i gjuhëve të huaja (pesë nga te cilat: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, dhe Latinisht mësohen në Gjimnazin tonë).
  5. Gjuhësor-Artistik B) Per ato që synojnë: artin figurativ, muzikën, dramën dhe artet e tjera

Prandaj, nëse dëshirojmë të ndërtojmë një karrierë të suksesshme, një bazë e fortë është e domosdoshme.
U bëj thirrje të gjithë prindërve ose nxënësve që regjistrohen në arsimin e mesëm këtë vit të konsiderojnë këtë me kujdes. Gjimnazi Dr. Ibrahim Temo ka një histori të pasur të nxënësve që shkëlqejnë në këto fusha dhe luan rolin e një “ashensori”, duke ju çuar më lart në fushën e mjekësisë ose çfarëdo dege tjetër që nxnësit tanë kanë për zemër.

Ky mesazh nuk është vetëm për nxënësit, por edhe për prindërit dhe kolegët e mi të dashur dhe publikun në përgjithësi, për të dalluar mes gjimnazit dhe shkollave profesionale. Të dyja luajnë role të rëndësishme në konstruktin tonë shoqëror, por është e rëndësishme të kuptojmë se diplomat profesionale nuk janë të barabarta me ato të gjimnazit. Vetëm sepse një nxënës përfundon shkollën e mesme të mjekësisë nuk e bën atë automatikisht mjek. Mjekët dhe infermeret luajnë role të rëndësishme, por trajnimi akademik i tyre nuk mund të krahasohet dhe jo më të barazohet.Diplomat profesionale ofrojnë një art ose si themi ne “zanat”, por jo një titull i cili arrihet vetëm kur nje nxënes ka bazat dhe më tutje vazhdon studimet universitare. Kjo duhet të ceket edhe nga institucionet përkatëse lokale dhe qëndrore.

Për të arritur standardet dhe vlerat Europiane në akademi, është e rëndësishme të synojmë lartë. Une ftoj të gjithë nxënësit e shkëlqyer të bëhen pjesë e një institucioni me infrastrukturë dhe profesionalizëm te niveleve Europiane. Në një shkollë me një atmosferë pozitive, marrëdhënie të shkëlqyera ndëretnike dhe siguri maksimale. Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo” transformon nxënësit e sotshëm në mjekët, inxhinierët dhe drejtuesit e të ardhmes!

In : Aktuale

Loading...
loading...