Pse lejohet diskriminimi dhe pabarazia e shqiptarëve në Krushevë

Abdulla Mehmeti

A k t u a l e PARADOKSET POLITIKE DHE BARAZIA E RREJSHME NË MAQEDONINË VERIORE

StrugaLajm

Në komunën e Krushevës edhe aktualisht gjendja është e pandryshuar, gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe as në përdorim zyrtar në këtë komunë, edhe përkundër faktit se, në bazë të rezultateve nga regjistrimi i fundit i popullsisë më 2021, numri i banorëve shqiptarë është mbi 31 %, ndërsa numri i banorëve maqedonas është më i ulët se 50 % ! Kur në pushtet, Parlament dhe Qeveri, ka gjithë këta politikanë shqiptarë, që ditë e natë shesin mjegulla për demokraci dhe atdhetarizëm, pse lejohet ky diskriminim dhe pabarazi, qoftë edhe si shkelje e Kushtetutës dhe ligjeve aktuale, kështu siç janë? Kur, ku dhe kush duhet ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, kaq të lavdëruar dy dekada me radhë, si dhe Ligjin për gjuhët, të promovuar si arritje e madhe kombëtare e shqiptarëve në këtë shtet?! (13 prill 2022) StrugaLajm

* * *Para një viti, më 13 prill 2021 PËRDERISA BARAZIA E SHQIPTARËVE DERGJET MES LIGJEVE E MASHTRIMEVE, POLITIKANËT MERCENARË FLENË MBI PARA

Kujt i shërbejnë rrenat në Maqedoni, nga kushtetuta, ligjet, marrëveshjet politike, programet partiake dhe qeveritare, barazia e premtuar, tallja poshtëruese me 20% sipas Marrëveshjes së kontrabanduar të Ohrit? Mjafton t’ia hidhni një shikim faqes zyrtare të Komunës së Krushevës (të ngjashme ka edhe komuna të tjera), ku shqiptarët sipas të dhënave zyrtare përbëjnë mbi 27% të banorëve të saj, ndërsa gjuha shqipe, jo vetëm që nuk respektohet si gjuhë në përdorim zyrtar, por është gjuhë e ndaluar! Të dhëna të përgjithshme: Nga regjistrimi i popullsisë më 2002, Komuna e Krushevës ka pasur 9.684 banorë. Sipas përkatësisë etnike, popullsia e kësaj komune ka qenë si vijon: maqedonas 6.081 (62.8%), shqiptarë 2.089 (21.6%), vllahë 1.020 (10.5%), të tjerë 494 (5.1%).Mbështetur në të dhënat vjetore të publikuara përgjatë viteve 2002 – 2019 nga Enti Shtetëror i Statistikës i Maqedonisë Veriore, ku trajtohet të dhënat vitale mbi popullsinë, si dhe migrimi i brendshëm, në fund të vitit 2019, Komuna e Krushevës kishte 9.200 banorë, ndërsa përkatësia etnike e banorëve në fund të vitit 2019 ishte si vijon: maqedonas 56,4%, shqiptarë 27,4%, vllahë 9,5%, të tjerë 6,6%. Komuna e Krushevës ka gjithsejt 19 vendbanime, në të cilat shqiptarët përbëjnë popullsinë shumicë në shtatë prej tyre. Vendbanimet me shumicë shqiptare janë: Alldanca, Bellushina, Borina, Jakrenova, Norova, Presilla dhe Sazhdeva. Aktualisht, asnjë banor shqiptar me përkatësi fetare ortodokse në Krushevë nuk mund ta deklarojë lirisht përkatësinë e tij kombëtare. Struktura etnike e banorëve është ndryshuar në dëm të shqiptarëve me “riatdhesimin” e një mase të madhe banorësh sllavë ortodoksë të sjellë nga ish-regjimi komunist jugosllav (më 1953 mbi 10% e banorëve), si sllavë maqedonas të dëbuar nga pushteti i atëhershëm në Greqi. (13 prill 2021)

In : Aktuale

Loading...
loading...