BLENDI PETROL
Aktuale

Pse nuk duhet t’u jepni hua familjarëve apo miqve

Çka do të bënit po të merrnit një kërkesë për t’i dhënë hua para një miku apo një familjari? Ka shumë arsye përse atyre mund t’u duhen paratë dhe ju premtojnë se do t’i kthejnë në periudhë të shkurtër, sepse do të marrin pagën apo po presin para të tjera.
Megjithatë, një studim i ri i kryer në Irlandë ka treguar se rreth 385 milionë euro të dhëna hua mes miqve dhe familjes kanë mbetur të papaguara. Shuma mesatare që një person ka huazuar e që nuk e ka kthyer prapa është 216 euro. Edhe më keq janë disa shtete tjera, si Britania e Madhe e Amerika. Në Britani 10 për qind e borxheve totale të njerëzve janë nëpër familjarë me mesatare të shumës së pakthyer prapa prej 415 funteve. Në SHBA, 184 miliardë dollarë janë të huazuara nga “Banka e Familjes dhe Miqve” çdo vit.
Këto shifra kanë treguar po ashtu se borxhet që s’po kthehen po shkaktojnë probleme mes miqve e familjarëve. Sipas një organizate që merret me borxhet, 33 për qind e njerëzve që kanë hyrë në këtë organizatë, kanë raportuar për probleme se kanë marrë para nga miqtë apo të afërmit, 16 për qind kanë thënë se marrëdhëniet me huadhënësin kanë ndikuar në familje dhe 3 për qind kanë pranuar se lidhja me mikun apo familjarin është prishur tërësisht.
“Limerickleader” shkruan se problemi kryesor për moslarje të borxheve është te huadhënësi që i thotë huamarrësit se “mi kthe kur të kesh mundësi”. Sipas këtij shkrimi, duhet patjetër që huadhënësi t’ia caktojë një periudhë kohore për kthimin e parave, ose të paktën që të kryejë pagesat përgjatë një periudhe në disa këste.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button