PSE SHQIPTARËT DUHET TA PËRKRAHIN REFERENDUMIN

Xhevdet Nasufi

Sot në Maqedoni dhe në distancë, parakalojn figura të rëndësishme të politikes të Amerikës dhe Europës me porosi të qarta dhe të sforcuar për dalje dhe përkrahje të referendumit në 30 Shtator. Ky angazhim intenziv i paparë në Maqedoni duhet të mirpritet me ndjesin më të lart pozitive të qytetarëve të Maqedonisë.Shqiptarët duhet ta mirpresin edhe më të ngazllyer për tre arsye madhore:
E para,sepse historikisht dhe në rafsh të paranteles, janë pjesë e civilizimit përëndimor;
E dyta,integrimi në NATO,përfundimisht në Maqedoni do çrrënjos përpjekjet për rifigurim gjeostrategjik prorus në Ballkan,aktive edhe këto ditë ;
E treta, të nis proçesi i përfundimit të tranzicionit në shoqërin shqiptare,i cili me kuadrot e tanishme politike, si në Maqedoni,Kosovë e Shqipëri me sistem të ri plural, shum vështir po ndahen nga i vjetri.
SI DUHET TË VEPROJN SHIPTARËT?
Tërë ky llafim dhe impenjim për evropizim të Maqedonisë në sensin më të mir të mundshëm,nuk i ngjan atij që tash ka disa vjet e bënte politika me cinizmin e vet në kontinuitet, përfshi edhe ate shqiptare. Sot shqiptarët si asnjëher më parë e ndjejn nevojen për një ndryshim të madh që duhet të ndodh.Kjo nevojë ndihet dhe frymohet nga llafimi i përëndimorëve këtu dhe nga distanca,por edhe nga vet frymarja politike e vet shqiptarëve,pa dallim të djatht apo të majt, të cilët në plebishit nuk e kan sviduar negativisht asnjëher përcaktimin dhe vlerat euro-atlantike.
Shqiptarët,nisur nga përvoja e hidhur historike,por edhe nga vendosmëria për të ndryshuar të sotmen e pasigurt,bile edhe shqetësuese,integrimin në NATO dhe në BE e shiqojn të vetmen mundësi për ndërtim të shtetit të të barabartëve, shtetit të demokracisë liberale, shtetit të mirqenies qytetare, krahas obrellës së sigurisë dhe qetësisë në zemër dhë mëndje për të nesërmen.
Pra, shqiptarët më 30 Shtator, duhet të dalin në plebishit,të përkrahin integrimin eurotlantik,të përkrahin referendumin që përputhet plotësisht me përkushtimin dhe interesin etnik të tyre. Pra, objektivi i këtij referendumi është integrimi euroatlantik, prandaj masoviteti dhe pozitiviteti i shqiptarëve për dalje dhe verdikt në 30 Shtator është përkushtim për vehten,për përshpejtim të zhvillimit të ngecur dhe realizimin e ëndrrës për barazi,për mirqenie,por edhe përgjigje të gjith atyre që jan kundër integrimeve dhe kundër tyre si komb këtu e në gjith rajonin.
StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...