PSE SHQIPTARËT I IKIN EKUILIBRIT BINACIONAL NË MAQEDONINË E VERIUT

Fundamenti i një shoqërie të lirë dhe demokratike është barazia dhe drejtësia.Nëse është kështu dhe jo ndryshe, edhe sot  shtrohet si svid pabarazia molisëse  në Maqedoninë e Veriut mes  shqiptarëve dhe maqedonasve.

Kur gjyqësia e padrejtë dhe e pabesueshme po kalëron mbi shqiptarët me vendime drakonike mesjetare, pushtetarët shqiptar kërkojn monitorim,rishikim të vendimeve nga ndërkombëtarët në mungesë të kapacitetit dhe pushtetit të tyre, edhepse e dijn apo duhet ta dijn se është inposibble;
Kur shqiptarët protestojn në të drejtën e tyre, organet kompetente i gjykojn edhe me burg;
Kur shqiptarët kërkojn pafundësisht për tu barazuar me maqedonasit,Aliu me eksponuesit e vet na mbajn në ankth dhe klithje: Thiren në shtetin virtual,në maqedonizëm imagjinar,thirin në ndihm paqën dhe sigurinë e Maqedonisë së Veriut,evropizimin dhe natoizimin e saj. I gjithë ky kosmopolitizëm dhe ezopizëm nga shqiptarët politikbërës,më shumë bëhet për të konsoliduar maqedonasit si komb dhe shtet,se sa për të avansuar shqiptarët. Kjo edhe mund të ketë mbulesë në logjikën e paqës dhe në kohezionin ndëretnik mes dy komuniteteve,por është ireale pritshmëria poqese shqiptarët nuk janë të barabart me maqedonasit.
Dje,pas fitores të ekipit shtetëror kundër Italisë (luajn në këtë klombëtare shumë shqiptar), maqedonasit dolen nga stadiumi dhe bërtitën,uluriten dhe ofenduan kombin shqiptar. Vall,shqiptarët ishin fajtor(?!) për fitoren e kombëtares maqedonase? Kjo nuk është befasuese e as risi,por për fatin e keq të të gjithë neve, përsëritje e historisë. Andaj, ku është këtu dallimi prej kohës së komunizmit kur shovenistët maqedonas po ashtu ulurinin për urrejtje të shqiptarëve që të rënqethej trupi? Ku është këtu dallimi prej komunizmit të egër, gjersa edhe sot nuk reagohet kundër këtij segregimi etnik të shqiptarëve, nga politikbërësit siç është Aliu i BDI,Kovaçevski i LSDM,Sela i ASH,Mickovski i VMRO e të tjerë?
Metoda e këtill e veprimit të politikës për këtë nacional-shovenizëm jo vetëm se satanizon shqiptarët, por e vret edhe ndjesin e kohezionit real ndëretnik, ndjell ndasi në kuptimin më ekstrem të fjalës.Ignorimi dhe neglizhimi i këtij racizmi antishqiptar nga politika dhe gjyqësia i identifikon edhe ata me krimin. Kjo në veçanti për politikanët shqiptar të cilët pertej heshtjes se kolegeve maqedonas,mandatin politik e kanë të specifikuar si etnik.Në të kundërtën,duam apo nuk duam janë kontribues aktiv të zjerrit që rrinë ndezur nën rrogoz që mund te fryet edhe nga putinizmi.
Realisht,mungesa e vullneti dhe guximit për linçim politik të këtyre eksponentëve nacional-shovenistë,për procesim të tyre nga institucionet ligjzbatuese, domosdo agravon në recidivizëm, do të ringjall revanshizmin e skajshëm, që në Ballkanin e trazuar gjithmon epilogon me kriza të thella etnike.Prandaj zëshëm shtrohet dilema publike për politiken shqiptare në Maqedoninë e Veriu: Pse vall sot në paqë dhe pluralizëm politik i frigohen ekulibrit binacional (shqiptar-maqedon) në Maqedoninë e Veriut?StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...