Pse zvarritet zgjedhja e drejtorit shqiptarë në NP “Studençica”në Kërçovë ?!

Edhe pse kanë kaluar plot gjashtë muaj nga ndarja e drejtorive lokale në komunën e Kërçovës ku pikërisht dhe NP Studençica i ka takuar BDI-së, kjo ndërmarrje vazhdon të drejtohet nga ushtrues detyre .
Mos emërimi i drejtorit të ndërmarrjes publike Studençica në Kërçovë, sipas kryetarit të Këshillit Drejtues së këdaj ndërmarrje , Oliver Nestorovski, vjen si kërkesë e qeverisë së Republikës së Maqedonisë, që ky organ më i lartë i kësaj ndërmarrje të mos bëjë shpalljen e konkursit publik, ku do të do të mundësoheshte të kandidojnë kandidatët shqitparë dhe të emëroht ai i cili do i përmbushte kushtet. Lind pyetja se kujt i pengon zgjedhja e drejtorit shqiptarë dhe përse duhet që të fitohet në kohë me ushtrues detyre në këtë institucion, ku për herë të parë udhëhiqet nga një shqiptarë.
Vlen të theksohet se në këtë ndërmarrje të gjithë të punësuarit janë të përkatësisë maqedonase dhe për këtë periudhë gjashtë mujore nuk është bërë punësimi as edhe i një puntori krahu, e mos bëjmë fjalë për punsime në administratën e kësaj ndërmarrjeje. Shumë qytetarë të Kërçovës janë të mendimit se duke i mbajtur institucionet me ushtures detyrash u pamundësoet fuqizimi i tyre që të rrisin perfaëqisimin e shqitparëve, me votat e të cilëve ato janë në ato pozita.
Sipas të dhënave që siguroi TV Uskana, për drejtor në ndërmarrjen Studençica mund të zgjidhet personi i cili i plotëson këto kushte:
Kandidati duhet të jetë shtetas i RM-së
Në momentin e emërimit me aktgjykim të formës së prerë nga gjykata, kandidati paraprakisht nuk duhet ti jetë shqiptuar dënim me burg ose ndalesë për kryerjen e ndonjë profesioni, veprimtarie ose detyre.
Të ketë fituar të paktën 240 kredi sipas Sistemit Europian të transferimit të kdreive dhe akumulimit të tyre,
Ose të ketë mbaruar shkallën VII/1.
Të ketë minimum pesë vjet përvojë pune dhe të posedojë një nga certifikatat ndërkombëtare për njohjen e gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet.
Sipas Oliver Nestorovski, ato si këshill drejtues janë të gatshëm që ta bëjnë shpalljen e konkursit për tu bërë zgjedhja e drejtorit të kësaj ndërmarrjeje nga kandidati i cili do të plotësoj kushtet e lartëpërmendura, por për një gjë të tillë duhet që të marrin leje nga qeveria e RM-së dhe për këtë arsye për më shumë informata se përse zvarritet shpallja e konkursit për zgjedhjen e Drejtorit na orienton që të ti drejtohemi qeverisë së RM-së .
TV Uskana në ditët në vijim për të zbardhur rastin deri në fund do ti i drejtohet edhe qeverisë së RM-së se cili është pazari politik për zvarritjen e shpalljes së konkurist dhe zgjedhjes së drejtorit ,dhe të gjitha informatat e siguruara nga qeveria e RM-së do të publikohen me çëllim që e vërteta e kësaj zvarritjeje sa më parë të del në shesh.

StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...