Publikohen çmimet e reja, benzina lirohet por …

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,28 % në raport me vendimin e datës 8.11.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 denarë/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër.StrugaLajm

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,407 denarë/kg dhe tani do të jetë 41,852 den/kg.StrugaLajm

Nga data 16.11.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS 95 – 75,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS 98 – 77,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 68,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 67,00 (denarë/litër)

In : Aktuale

Loading...
loading...